Barcelona fiton edhe pa Mesin….paralajmëron Çelzin (VIDEO)

Skuadra e Barcelonës ka arritur një fitore të lehtë 0:2 në transfertën ndaj Malagas në kuadër të javës së 28-të në La Liga, njofton “infOSport.mk”. Gjithçka në këtë ndeshje u vendos brenda 30 minutave të para, kur Luis Suarez (15’) dhe Filipe Kutinjo (28’) shënuan dy golat e këtij takimi, teksa Samuel Garsia (30’) i vendasve u ndëshkua me të kuq.

Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi nuk u paraqit në këtë përballje, pasi sot ai edhe për herë të tretë u bë baba dhe ishte lënë i lirë nga stafi teknik.

Me këtë fitore Barcelona përkohësisht ka 11 pikë më shumë se skuadra e dytë në tabelë, Atletiko Madridi, ndërkohë kampionët e Realit të Madridit tashmë kanë 15 pikë më pak.

Të mërkurën në “Kamp Nou” Barcelona do të mirëpret Çelzin në ndeshjen e rikthimit të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve Europian, ndërsa kjo fitore paralajmëron një detyrë të vështirë për ekipin londinez, që për në Spanjë udhëton me barazimin 1:1.

Leave a Reply