FFM cakton arbitrat e ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës

FFM-ja ka përcaktuar emrat e arbitrave që do të drejtojnë ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë në futboll, njofton “infOSport.mk”.

Dy ndeshjet e para të kësaj faze në program janë të mërkurën (14.03), kur mejdanin në Tetovë do të ndajnë Shkëndija dhe Renova, teksa në Manastir do të përballen fituesi aktual i Kupës, Pelisteri dhe Akademia Pandevi.

Në Tetovë në ndeshjen mes dy skuadrave shqiptare drejtësinë do të ndajë Josip Barton, të cilit do ti ndihmojnë Daniel Vasilevski dhe Sashe Toshevski, teksa kryesori i takimit në Manastir do të jetë Dimitar Meçkarovski, me ndihmësit e tij Dejan Nedellkovski dhe Goce Petreski.

Ndeshjet e kthimit në program janë me 11 prill.

Leave a Reply