Ndeshjet e stinorit pranveror, ja si duket tabela e klasifikimit

Këtë fundjavë u zhvilluan ndeshjet e javës së 5-të të stinorit pranveror në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”. Shkëndija është dukshëm skuadra më e mirë e këtyre 5 javëve të para, duke regjistruar 4 fitore dhe një barazim. Përveç “kuqezinjëve”, dy skuadrat tjera që nuk dinë për disfatë gjatë pjesës pranverore janë edhe Renova dhe skuadra e fundit në tabelë, Skopje.

Që të dyja këto skuadra kanë regjistruar një fitore dhe nga katër barazime, teksa pas tyre me 6 pikë renditet Shkupi, që në 5 xhiro ka arritur një fitore, 3 barazime dhe një disfatë, pikërisht ndaj Shkëndijës.

Kampionët në fuqi të vendit, Vardari pjesën pranverore e nisi shumë dobët, duke regjistruar vetëm një fitore, dy barazime dhe dy disfata, ndërsa mbi të gjitha “kuqezinjtë” nga Shkupi u eliminuan edhe nga Kupa e Maqedonisë, pasi u dorëzuan nga rivali i tyre i madh, Shkëndija, transmeton “infOSport.mk”.

Dy skuadrat më të dobëta të 5 javëve të para në gjysmësezonin e dytë janë Akademia Pandevi dhe Pobeda që ende nuk kanë regjistruar asnjë fitore.

Renditja Tabelare – sezoni pranveror
# Ekipi Nd. F B H G-av Pikë
1 Shkëndija 5 4 1 0 10 : 1 13
2 Renova 5 1 4 0 3 : 2 7
3 Skopje 5 1 4 0 2 : 1 7
4 Shkupi 5 1 3 1 10:10 6
5 Vardari 5 1 2 2 7 : 6 5
6 Sileksi 4 1 2 1 4 : 4 5
7 Pelisteri 4 1 2 1 4 : 4 5
8 Rabotniçki 5 1 2 2 5 : 7 5
9 A.Pandev 5 0 3 2 3 : 7 3
10 Pobeda 5 0 3 2 4 : 10 3

Leave a Reply