Shkëndija nuk ndalet, 28 ndeshje kampionale rradhazi shënon gol(a)

Ka vazhduar seriali i golave të shënuar i Shkëndijës, skuadër kjo e cila tashmë në 28-të ndeshje kampionale me rradhë shënon gol(a) ndaj skuadrave kundërshtare, njofton “infOSport.mk”.

Kjo seri daton që 7 maji i vitit të kaluar, kur në kuadër të javës së 32-të të sezonit të kaluar “kuqezinjtë” me rezultatin 3:0 kishin mundur Bregallnicën. Ndeshja e fundit që Shkëndija nuk kishte shënuar gol, kishte qenë ndeshja e 3 majit të vitit të kaluar, kur në transfertën në Prilep kishte pësuar disfatë minimale 0:1 nga Pobeda.

Gjatë këtyre 28 ndeshjeve Shkëndija ka një gol averazh impresionues prej 82 golave të shënuar dhe 28 të pranuar.

Leave a Reply