Rashica: Krenar me golin tim të parë në Bundesligë!

Milot Rashica ka shënuar golin e parë me skuadrën e tij Verder Bremen në fitoren 3:1 ndaj Kolnit. Pas ndeshjes 21-vjeçari nxitoi të bënte një postim në faqen e tij në Facebook, nëpërmjet të cilit shprehu krenarinë për golin e tij të parë në Bundesligë.

“Çfarë takimi! Akoma i elektrizuar! Një stadium madhështor dhe atmosferë e pabesueshme nga fansat e Verderit, që na shtynë përpara minutë pas minutë. Krenar që kam shënuar golin tim të parë te një skuadër e madhe dhe në ndeshjen time të parë në Vesser-Stadion. Faleminderit djema!”

Leave a Reply