Mjaftojnë golat e Berishës, Salzburgu në çerekfinale bashkë me CSKA-n e Moskës!

Salszburgut i kanë mjaftuar vetëm dy golat e Valon Berishës të shënuar në ndeshjen e parë ndaj Dortmundit për tu kualifikuar në çerekfinale të Liga Evropës, pasi ndeshja e kthimit e zhvillaur sonte mbyll me barazim pa gola.

Salszburgu edhe pse zhvilloi ndeshjen në shtëpi pranë tifozëve të tyre, luajti me një rritëm të qetë, duke ruajtur rezultatin e shënuar një javë më parë në Gjermani, kështu që me rezultat të përgjithshëm 2:1 eliminojnë Dortmundin nga kjo garë, duke vazhduar vet në fazën tjetër.

Së bashku me Salzburgun, biletë për në fazën çerekfinale të Liga Evropës mori edhe CSKA e Moskës, pasi sonte mundi Lionin në transfertë me rezultat 3:2, ku edhe përkrah humbjes 1:0 në shtëpi, vazhdon më tej falë dy golave të shënuar si mysafir. /InfOSport.mk

Leave a Reply