Kumanovari Naser Aliji ftohet nga Panuçi për miqësoren me Norvegjinë

Seleksionuesi i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi ka shpallur listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen miqësore të 26 marsit kundër Nnorvegjisë, njofton “infOSport.mk”.

Në mesin e futbollistëve të ftuar figuron edhe emri i kumanovarit, Naser Aliji, ndërsa gjithashtu bien në sy edhe disa emra të rinj, si ai i Kristal Abazajt të Luftëtarit dhe Enis Gavazajt të Skënderbeut, por edhe emra të tjerë si Herdi Prenga i Inter Zapreshiç dhe Bujar Lika, i cili luan në Zvicër me skuadrën e Grasshopersit. Që të dy këta të fundit luajnë në mbrojtje, ndërsa gjithashtu është konfirmuar edhe thirrja e Ylber Ramadanit që luan në Danimarkë me ekipin e Velje.

Më poshtë përmes fotos mund të shihni edhe listën e plotë të futbollistëve të ftuar nga ana e strategut italian:

Leave a Reply