LK, hidhet shorti i ndeshjeve çerekfinale

Vetëm pak çaste më parë në Nion të Zvicrës u hodh shorti për ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve Europian, ku goglat vendosën disa ndeshje mjaft interesante, njofton “infOSport.mk”.

Pa dyshim se ndeshja më interesante ëshët ajo midis Juventusit dhe Realit të Madridit, teksa një tjetër përballje spanjollo-italiane do të jetë ajo midis Barcelonës dhe Romës.

Sevilja për kundërshtarë në çerekfinale do të ketë Bajernin e Munihut, ndërsa shorti deshi që në këtë fazë të kemi edhe një përballje angleze, midis Liverpullit dhe Mançester Sitit.

Ndeshjet e para në program janë me datë 3 dhe 4 prill, teksa ato kthyese me 10 dhe 11 prill. Shorti i ndeshjeve gjysmëfinale do të hidhet me 13 prill, ku 4 skuadrat më të mira do të luftojnë për finalen e madhe të 26 majit, që këtë vit do të zhvillohet në Kiev të Ukrainës.

Leave a Reply