Shkupi-Skopje luhet në Gostivar?

Ndeshja e xhiros së 24-t ndërmjet Shkupit dhe Skopjet do të zhvillohet në Gostivar. Burimet e “InfOSport.mk” mësojnë se ndeshja ndërmjet këtyre dy ekipeve që ishte programuar të luhet në stadiumin e qytetit të Tetovës është zhvendosur që të luhet në qytetin e Gostivarit.

Ashtu siç mëson portali jonë, për zhvendosjen e kësaj përballje ka reaguar Sektori i Punëve të Brendshme i MPB-së për shkaqe sigurie. Kështu që takimi Shkupi-Gostivari luhet në stadiumin e qytetit të Gostivarit të dielën duke filluar nga ora 14:00, ndërsa në ndërkohë pritet edhe njoftimi i zyrtar i klubit nikoqir që në këtë rast është FC Shkupi./InfOSport.mk

Leave a Reply