Altin Lloga e bënë “sefte” me Pobedën (VIDEO)

Altin Lloga ka gjetur golin e tij të parë me fanellën e Pobedës, njofton “infOSport.mk”. Futbollisti strugan shënoi  golin e parë në fitoren 2:0 të Pobedës ndaj Rabotniçkit, kur me një goditje nga distanca me të djathtën e tij arriti që të mposht portierin Daniel Bozhinovski.

Ky gol erdhi në minutën e 82-të, ndërsa në minutën e katërt shtesë të takimit, Filip Najdovski shënoi edhe golin e dytë për Pobedën, që tashmë me 25 pikë barazohet me Renovën në renditje.

Rikujtojmë Lloga gjatë afatit kalimtarë të dimrit nga rradhët e Struga Trim Lum kaloi në rradhet e Pobedës, ndërsa ishte kjo ndeshja e tij e 6-të dhe e para që e filloi nga bankina. Lloga në ndeshjen ndaj “romantikëve” në lojë u inkuadrua në minutën e 75-të në vend të Trajkoskit, ndërsa vlen të theksohet se kjo ndeshje ishte me fat edhe për trajnerin Slobodan Krçmareviç, i cili në këtë mënyrë debutoi me fitore në bankinën e Pobedës, që vazhdon të mbetet në pozitën e 8-të.

Leave a Reply