Guardiola i prish punë Barcelonës për Griezmanin

Skuadra lidere e Premierligës, Mançester Siti është futur në garë për shërbimet e francezit të Atletiko Madridit, Antuan Griezman.

Sipas “Diario Gol”, Pep Guardiola dëshiron t’ia prishë planet Barcelonës duke e transferuar në Premierligë sulmuesin e Atletiko Madridit.

Përderisa thuhet se Hari Kejn është objektivi kryesor i Mançester Sitit, Griezman duket të jetë zgjedhja e dytë e Guardiolas dhe mësohet se klubi anglez mund të përdorë edhe Serhio Agueron si pjesë të marrëveshjes për ta mposhtur Barcelonën.

Griezman këtë edicion me Atletiko Madridin ka regjistruar 37 paraqitje në të gjitha garat, duke realizuar 22 gola, 16 prej të cilëve në La Liga.

Leave a Reply