Zyrtare, “VAR” do të përdoret në Botërorin “Rusi 2018”

Edhe përtej polemikave që ka pasur nga disa klube europiane, FIFA ka vendosur që sistemi “VAR” të përdoret edhe në Botërorin “Rusi 2018”.

“Do të kemi Botërorin e parë me ‘VAR’. Natyrisht që jemi të kënaqur për këtë vendim”, – ka thënë presidenti i FIFA-s, Xhiani Infantino.

“VAR” nuk ka gjetur ende aplikim në dy kompeticionet më të rëndësishme europiane në nivel klubesh, Ligën e Kampionëve dhe Liga Europa, por mesa duket, edhe në këto dy kompeticione është çështje kohe që të vihet në përdorim.

Leave a Reply