Çiftet gjysmëfinaliste të FA Kupës

Mançester Junajted – Totenham dhe Çelzi – Sautempton janë çitet gjysmëfinaliste të FA Kupës angleze, njofto “infOSport.mk”.

Kjo u bë e ditur sot pas zhvillimit të dy ndeshjeve të fundit çerekfinale, në të cilat Çelzi eliminoi Lesterin pas vazhdimeve me rezultatin 1:2, teksa Sautemptoni me rezultatin 2:0 mundi Uiganin në transfertë.

Gjatë ditës së shtunë Mançester Junajtedi falë golave të shënuar nga Lukaku dhe Matiç eliminoi Brajtonin, ndërkohë një “dopietë” e Eriksen dhe një gol tjetër i shënuar nga Lamela bënë që Totenhami pa shumë probleme, me rezultatin 0:3 të eliminojë Suonsin.

Ndeshjet gjysmëfinale të FA Kupës në program janë me datë 21 dhe 22 prill, dhe që të dyja do të zhvillohen në stadiumin “Uembli”, aty ku do të zhvillohet edhe finalja e madhe. Fillimisht me datë 21 prill mejdanin do të ndajnë Çelzi dhe Sautemptoni, teksa një ditë më vonë në ndeshjen më interesante do të përballen Mançester Junajtedi dhe Totenhami.

Leave a Reply