KB Shkupi shënon fitoren e dytë radhazi në Superligën e basketbollit

KB Shkupi ka regjistruar edhe fitoren e dytë radhazi në vitin 2018-të, duke mundur Strumicën në Çair me rezultat 109:67. Më i miri mbi parketin e palestrës “Shaban Tërstena” rezultoi të jetë amerikani Xhordan Rid i cili realizoi “dabëll dabëll” me 22 pikë të shënuara dhe 28 kërcime, ndërsa tek miqtë Makenaxhiev realizoi vetëm 16 pikë.

Me këtë fitore Shkupi vazhdon në vendin e 10-të, ndërsa Strumica mbetet në pozitën e fundit në tabelë. Në ndeshjet tjera Pelisteri mundi 83:82 Kumanovën, Gostivari mposhti Ohrin pranë rezultatit 83:71, Bllokotehna fitoi Karposh Sokolin me shifrat 94:81, ndërsa takimi në mes Rabotniçkit dhe MZT SKopjes është ndëprerë për shkak të gjuajtjeve me sende të forta në parket dhe i njejti do të luhet sot pa praninë e publikut.

Leave a Reply