Kompania “Nike” me këpuca të veçanta për Ronaldon në Botëror

Kapitulli i 7-të i linjës së re të këpucëve të Cristiano Ronaldos. Prodhimi i Nike posaçërisht për CR7, sjell ngjyrat e Portugalisë, me shkronjë C, për të nënvizuar faktin që është kapiteni dhe lideri, brenda dhe jashtë fushës së blertë.

“Kur luan për vendin tënd, dëshiron të fitosh për të mbrojtur ngjyrat e tua. Kur luaj për Portugalinë ndihem shumë mirë, jo vetëm për veten, por edhe për familjen time dhe miqtë e mi. Fakti që jam kapiten më bën të ndihem krenar. Është diçka e bukur të jesh lider i ekipit. Dua të jem shembull për të gjithë”, tha Cristiano Ronaldo.

Leave a Reply