Majtvether: E blejë Njukasëllin dhe e transferojë Kristiano Ronaldon!

“Njukasëll më pëlqen shumë. Jam gjithmonë i hapur ndaj mundësive të reja biznesi dhe dashuroj të gjitha sported. Në futboll, edhe pse nuk është sporti im, kam shumë kontakte. Kristiano Ronaldo është një miku im prej kohësh, dhe nëse do të vendosja të investoja në Premier League dhe të blija “Magpies”, mbase mund ta bindja atë që të transferohej pikërisht te ne, për ta mbyllur aty karrierën e tij”, citohet të ketë thënë Majvether për “Sunday Star”.

Një lajm që ka ngjallur interesimin e të gjithëve në Angli, më shumë të atyre pranë klubit të Njukasëll. Pikërisht për këtë arsye, gazeta lokale “Njukasëll Chronicle” ka hetuar më thellë në lidhje me vërtetësinë e atyre që raportonte tabloidi britanik. Nga ajo që u zbulua, mësohet se Majvether është tërësisht i panjohur me këtë çështje dhe se për momentin nuk ka patur asnjë kontakt prej tij, apo përfaqësuesve të tij me klubin anglez, që renditet në vend të 13-të të Premier League me 32 pikë në 30 ndeshje.

Leave a Reply