Mega-spektakël me sporte luftarake do të zhvillohet në Zvicër!

Spektakël i madh i sporteve luftarake do të organizohet më 22 shtator të këtij viti në Zvicër. Valdet Bajrami, Urim Saiti dhe Avdyl Salihu do të jenë organizator të këtij eventi që do të quhet “The Money Challenge”, që përveç përballjeve për prestigj, do të ketë edhe ndeshje për titull Evrope, si dhe do të ketë një turne të përbërë nga tetë luftëtar në kategorinë K1, me fituesin që do të marrë 10 mijë franga.

Organizatorët kanë filluar t’i bëjnë kontaktet e para me kikboksier dhe boksier të njohur shqiptarë, ndërsa emrat e tyre do të bëhen të ditur gjatë muajve në vijim. Zhvillimi mega-spektakli nuk është përcaktuar ende se në cilin qytet do të zhvillohet, ndërsa në garë janë Bazeli dhe Cyrihu.

“Kemi biseduar shumë gjatë me Urimin dhe Avdylin për konceptin, madje kemi biseduar edhe për gjërat ma të thjeshta vetëm e vetëm që dalim të suksesshëm. Të gjithë kemi pas përvoja me organizime dhe të njëjtat i kemi paraqit në flet, ndërkohë që kemi futur në program disa gjëra që do jenë risi në evente dhe mendoj se të njëjtat do të pranohen shumë mirë edhe nga shikuesit. Nga tani e shoh se kemi mbështetje të madhe edhe nga sportistët, kështu që apeloj secili që mendon se mund të ngjitet në ringun tonë mund të na kontaktoj dhe në fund do të kënaqemi të gjithë me atë spektakël që do e organizojmë”, është shprehur presidenti i këtij eventi, Valdet Bajrami.

Leave a Reply