Brazili nikoqir i “Copa America” 2019

Federata Amerikano Jugore e Futbollit (CONMEBOL), ka vendosur që Brazili të jetë nikoqir i “Copa America” për vitin 2019-të. Ky turne i njohur do të zhvillohet nga 14 qershori deri më 7 korrik, ndërsa për herë të parë do të marrin pjesë 16 kombëtare nga 12 të deritanishmet.

Kili mbron titullin e kampionit, duke pasur parasysh se fitoi “Copa America” në dy edicionet e fundit rradhazi, fillimisht si nikoqir dhe më pas në SHBA me rastin e 100 vjetorit të garave të këtij eventi të rëndësishëm futbollistik në Amerikën e Jugut.

Leave a Reply