FFM dënon Vardarin!

Federata e Futbollit të Maqedonisë ka filluar një proces disciplinor kundër Vardarit,  kjo për shkak ofendimeve në baza nacionale ndaj grupit të tifozëve “Komitët” në ndeshjen e fundit kampionale kundër Renovës në stadiumin e qytetit të Shkupit.

Ndeshja në arenën “Filipi i Dytë” për shkak thirrjeve nacionaliste si dhe zbulimit të një pankarte me mesazh politik nga ana e tifo grupit “Komitët” ishte ndërprerë për 5 minuta, ndërsa e gjithë kjo nuk kishte mbetur pa u vërejtur edhe nga delegati i FFM-së.

Vendimi rreth dënimit të skuadrës kampione në fuqi pritet të merret gjatë javës së ardhshme, ndërsa vlen të theksohet se kjo nuk është hera e parë që FFM dënon Vardarin për shkak tifozëve të saj.

Leave a Reply