Interi fiton garën me Dortmundin për shërbimet e Martinez

Rolando Zarate, menaxheri i sulmuesit argjentinas, Lautaro Martinez, i ka dhënë fund dilemave mbi të ardhmen e klientit të tij.

Ai deklaroi se sulmuesi ka nënshkruar tashmë me Interin dhe në muajin gusht do t’i bashkohet skuadrës “zikaltër”, për të nisur karrierën në Europë.

“Lautaro ka firmosur gjithçka me Interin dhe marrëveshja është e qartë dhe e dokumentuar. Në muajin gusht Martinez do t’i bashkohet Interit, për të vijuar karrierën me zikaltrit. Oferta e Dortmundin ishte shumë e vonuar, sepse erdhi në një kohë kur ishte firmosur gjithçka”, tha Zarate.

Mediat prej kohësh raportonin për arritjen e akordit të transferimit të tij, për vlerën e 24 milionë eurove, por në ditët e fundit Borusia e Dortmundit ofroi plot 40 milionë euro, për ta rrëmbyer argjentinasin, i cili konsiderohet si një ndër futbollistët më premtues që me stilin e lojës që aprovon i ngjan sulmuesit aktual të Mançester Sitit, Serhio Aguero.

Leave a Reply