VAR nga sezoni i ardhshëm edhe në Holandë

Federata e Futbollit holandez ka njoftuar se duke filluar nga sezoni i ardhshëm, sistemi VAR do të aplikohet edhe në kampionatin e tyre.

Paraprakisht edhe nga La Liga spanjolle kishin njoftuar se nga sezoni i ardhshëm sistemi “Video Asistim i Referëve” do të aprovohet në Spanjë, me shpresë se i njëjti do të kontribuojë që në fushat e futbollit të ketë sa më pak gabime.

“Një kohë më të gjatë kemi punuar në sjelljen e këtij sistemi, mirëpo zbatimi i tij i plotë do të bëhet vetëm muajve në vijim” – tha numri një i “Eredevisie”, Erik Gude.

Sistemi VAR tashmë ka gjetur zbatimin e tij në Serie A, Bundesligë, kampionatin elitar të Portugalisë, Ligën Amerikane – MLS si dhe ndeshjet e FA Kupës angleze, ndërsa gjithashtu do të përdoret edhe në ndeshjet e Botërorit të këtij viti që do të mbahet në Rusi.

Leave a Reply