Zbulohet super-transferimi i Barcelonës gjatë verës

Barcelona është gati të përmbushë kërkesat e Totenhamit, në mënyrë që të marrë shërbimet e danezit, Kristian Eriksen.

Sipas mediave spanjolle, “katalunasit” janë fuqishëm të interesuar për të dhe se po e përgatitin ofertën e duhur për danezin, i cili nga ana e drejtuesve të Barcelonës shihet si pasardhësi ideal i Andres Iniestas.

Eriksen pjesë e Totenhamit është që nga viti 2013-të, ndërsa kontrata e tij aktuale me skuadrën londineze skadon verën e vitit 2020.

Vlera e tij në tregun europian të futbollit kap shifrën e 70 milion eurove.

Leave a Reply