Kosova pritet të fitojë në tavolinë kundër Serbisë

Kosova pritet ta fitojë me rezultat zyrtar ndeshjen e anuluar kundër Serbisë.

Hendbollistet e Kosovës janë duke u përgatitur të dalin në fushë për ndeshjen që qeveria e Serbisë e ka anuluar për shkak të tensionit të krijuar për këtë takim.

Këtë ndeshje pritet ta fitojë Kosova me rezultat zyrtar 20:00, ndërsa Serbia pritet të përjashtohet nga ky turne.

Ministri i Punëve të Brendshme dhe nënkryetari i qeverisë së Serbisë, Nebojsha Stefanoviç, më herët deklaroi se ka marrë vendimin për pezullimin e ndeshjes së hendbollit mes Serbisë dhe Kosovës për grupmoshat deri në 20 vjeç.

Ai ka thënë se ndeshja kualifikuese nuk do të zhvillohet në orët e pasdites siç ishte planifikuar, se për këtë paraprakisht ishte konsultuar me ministrin e Sportit dhe për vendim e ka njoftuar edhe kryeministrin dhe presidentin e Serbisë.

Leave a Reply