Milevski: Ne do të luajmë me ekip të ri kundër Rusisë kualitative!

Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë sot luan ndeshjen e pestë të ciklit eliminator për kualifikim në Kampionatin Europian për të rinjë i cili në vitin 2019 që do të zhvillohet në Itali. Shpresat e vendit nën drejtim të Bllagoja Milevskit edhe pse me formacion të ndryshuar presin të kenë lojë dhe rezultat pozitiv.

“Sigurisht se jo vetëm Rusinë por edhe përfaqësueset tjera në grup nëse i nënçmon apo mbivlerëson atëherë do të kesh probleme në ndeshje. Sa i përket sfidës kundër përfaqësueses së Rusisë, nuk duhet të harxhojmë fjalë për kualitetin e tyre. Bëhet fjalë për ekip të fortë. Në anën tjetër ne jemi në situatë kur krijojmë ekip të ri, pas paralajmërimeve pas ndeshjes me Austrinë, ja edhe po i realizoj. Në njëmbëdhjetëshen e parë në krahasim me ata që nisën ndeshjen e fundit me Austrinë do të ketë vetëm dy, eventualisht tre në varshmëri me kushtet klimatike që do t’i kemi nesër”, tha seleksionuesi i përfaqësueses U21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski.

Ndeshja ndërmjet Maqedonisë U21 dhe Rusisë U21 luhet sot, duke nisur nga ora 14:00 në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup.

Leave a Reply