Qeveria serbe anulon ndeshjen e hendbollit, Serbi – Kosovë!

Ndeshja e hendbollit midis Kosovës dhe Serbisë e vlefshme për grupmoshat U-19, nuk do të zhvillohet.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviç, i cili ka folur edhe për mediat në lidhje me këtë. Sipas tij ky është vendim i tij dhe për këtë është konsultuar me ministrin e sportit, derisa e ka informuar edhe kryeministren dhe presidentin e vendit.

Një vendim i tillë ka ardhur pasi tifozët e Cervena Zvezdës me këngë fyese para ndeshjes Serbi – Kosovë në hendboll, janë mbledhur afër ambienteve ku do të zhvillohej ndeshja.

“A do të ishim në gjendje për t’u organizuar që kjo ndeshje të luhej? Gjithsesi. Por, cili do të ishte çmimi? Përleshja e popullit tonë dhe policisë për gjëra në të cilat nuk besojmë dhe që janë në kundërshtim me intereset tona. Për këtë arsye nuk jemi të gatshëm që policia t’i maltretojë njerëzit që kjo ndeshje të zhvillohet, pasi ajo është në kundërshtim me të gjitha qëndrimet tona”, ka theksuar Nebojsha Stefanoviç.

Ndalmi i ndeshjes vjen për shkak të tensioneve të mëdha të krijuara para fillimit të ndeshjes.

Tifozë të shumtë të Cërvena Zvezdës janë të pranishëm para qendrës në të cilën do të zhvillohej përballja.

Përreth kësaj qendre janë 1800 policë të angazhuar për sigurinë e hendbollisteve të Kosovës.

Leave a Reply