Hungaria shuan ëndërrat e Maqedonisë U19 për kualifikim në Europian (VIDEO)

Përfaqësuesja e Hungarisë i ka shuar shpresat Maqedonisë U19 për kualifikim në një Kampionat Europian, pasi sot në ndeshjen e dytë të grupit të dytë kualifikues elitar mundi “verdhekuqtë” me rezultatin 4:3, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo disfata e dytë për Maqedoninë, pas asaj ndaj Letonisë, me ç’rast tashmë të besuarit e trajnerit Stanojkoviç kanë humbur të gjitha gjasat për një kualifikim në raundin tjetër.

Hungaria vetëm pas 4 minutave lojë avansoi me golin e shënuar nga Moshçi, teksa nuk vonoi shumë dhe 8 minuta më pas Bojan Kolevski barazoi shifrat në 1:1. Shon në minutën e 36-të kaloi sërish në epërsi Hungarinë, teksa në minutat shtesë të pjesës së parë, Mitrovski barazoi rezultatin në 2:2, me të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Maqedonia U19 – Hungaria U19

Pjesa e parë midis Maqedonisë U19 dhe Hungarisë U19 mbyllet me barazim 2:2

Публикувахте от infosport.mk в 24 март 2018 г.

Fillimi i pjesës së dytë ishte i furrishëm për Maqedoninë që krijoi një sërë rastesh para portës mysafire. Si rezultat erdhi edhe penaltia e akorduar në favorin e “verdhekuqve”, mirëpo që për fat të keq Atanasov nuk arriti që të shndërrojë në gol.

Jani Atanasov

Jani Atanasov humb penalti për Maqedoninë U19 në përballjen ndaj Hungarisë. Rezultati mbetet i pandryshuar, ai i pjesës së parë 2:2.

Публикувахте от infosport.mk в 24 март 2018 г.

Megjithatë atë që nuk e bëri Atanasov, e bëri Bojan Kolevski me golin e dytë personal dhe të tretin për Maqedoninë në minutën e 64-të, kur për herë të parë në këtë ndeshje kaloi në epërsi skuadrën e tij.

Super gol i Bojan Kolevskit

Super gol i Bojan Kolevskit dhe Maqedonia avanson per here te pare ndaj HungariseMAQEDONIA U19 – HUNGARIA 3:2(B. Kolevski 64')

Публикувахте от infosport.mk в 24 март 2018 г.

Nuk vonoi shumë dhe hungarezët barazuan rezultatin në 3:3 falë saktësisë nga pika e bardhë të Lustjik vetëm tre minuta më pas.

Hungaria shënon për barazim të rezultatit

Hungaria kundërpergjigjet shume shpejtë, barazon rezultatin MAQEDONIAU19 – HUNGARIA U19 3:3(L. Lustjik 66')

Публикувахте от infosport.mk в 24 март 2018 г.

Golin e katërt dhe të fitores Hungaria e realizoi në minutën e 82-të me anë të Bevardit, i cili me një goditje të fuqishme nga brendia e zonës mposhti sërish portierin vendas, Stevkovski.

Hungaria shënon sërish

Hungaria shënon edhe golin e katërt ndaj MaqedonisëMAQEDONIA U19 – HUNGARIA U19 3:4(Z. Bevardi 82')

Публикувахте от infosport.mk в 24 март 2018 г.

Ndeshjen e rradhës dhe të fundit në kuadër të grupit të dytë elitarë kualifikues Maqedonia do ta zhvillojë me 27 mars kundër Anglisë, që në dy ndeshjet e para ka po aq fitore.

Leave a Reply