Spaleti: Edhe nëse Milani fiton derbin, sërish më posht se ne në renditje mbeten!

Ndërprerja e kampionateve për ndeshjet e kombëtareve i jep mundësi atyre që nuk janë të përfshirë me përfaqësueset që të kalojnë pak kohë pushim.

Kështu është edhe për trajnerin e Inter, Luciano Spalletti, i cili ka vendosur të kthehet në Firence gjatë kësaj periudhe. Tekniku, gjatë një xhiroje në qytet, është ndalur nga disa tifozë të Milan-it, të cilët e kanë provokuar mbi derbin që do të luhet 4 prillin e ardhshëm.

“Po fituam 3-0?”, e ka pyetur një tifoz Spalletti-n, i cili është përgjigjur menjëherë: “Edhe po ndodhi kjo poshtë nesh do të mbeteni”. Inter, në fakt, është në vendin e katërt me 55 pikë, ndërsa Milan ndodhet në të gjashtin, pesë pikë larg.

Leave a Reply