Tifozët anglez përleshen me policinë, 25 të arrestuar

Përplasje fizike mes tifozëve të Anglisë dhe policisë në Holandë. Përpara miqësores Holandë-Angli, tifozët britanikë kanë krijuar kaos nëpër baret dhe rrugët e Amsterdamit.

16 policë holandezë në këmbë, të mbështetur edhe nga 6 kolegë të tyre mbi kuaj kanë marrë situatën në dorë duke ushtruar dhunë mbi tifozët anglezë.

Mediat britanike shkruajnë se ata u përballën me një “breshëri” shkopinj gome nga policia.

Fansat anglezë kanë shkatërruar edhe disa dyqane në zonën ku ndodhi përplasja fizike. Të paktën 25 tifozë të Anglisë u arrestuan, ndërsa raportohet se ishin në gjendje të dehur.

Leave a Reply