Zhegrova: Golin ia dedikoi shtetit të Kosovës

Edon Zhegrova sot ka bërë një debutim ëndërrash me fanellën e përfaqësueses së Kosovës. Talenti kosovar i skuadrës belge të Genkut shënoi golin e  fitores ndaj Madagaskarit, miqësore kjo e zhvilluar në Francë, njofton “infOSport.mk”.

Ai kishte mbetur i kënaqur nga një debutim i këtillë, ndërsa golin e shënuar ua dedikoi gjithë kosovarëve, më saktësisht shtetit të Kosovës.

“Golin ua dedikoi gjithë kosovarëve, shtetit të Kosovës” – u shpreh fillimisht Edon Zhegrova, i cili kishte mbetur i befasuar kur kishte parë veten në mesin e titullarëve: “ Ka qenë befasi kur pash veten në formacion, edhe pse të them realisht sot gjatë gjithë ditës kam menduar për këtë ndeshje. Falënderojë të gjithë që na përkrahën në veçanti tifozët që ishin këtu sonte prezent, ndërsa besojmë se do të vazhdojmë me fitore edhe në ndeshjet e rradhës”.

Zhegrova golin e vetëm në fitoren 1:0 të Kosovës ndaj Madagaskarit e shënoi në minutën e 47-të, ndërsa përveç këtij goli, ai dallohej me veprimet e tij në fushë, duke dëshmuar që në start se do të jetë një përforcim i jashtëzakonshëm për përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

Leave a Reply