Panuçi: Duam që ta mposhtim Norvegjinë ashtu si Turqinë! (VIDEO)

Një ditë para ndeshjes kontrolluese me Norvegjinë, trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Kristian Panuçi ka folur para mediave në një konferencë shtypi të organizuar nga Federata e futbollit shqiptarë.

“Skuadra ka punuar mirë, me seriozitet. Është një moment i sezonit ku është e vështirë të lësh skuadrën ku luan dhe të përkushtohesh në kombëtare. Jemi gati për këtë miqësore dhe jam i bindur se do të zhvillojmë një ndeshje të mirë. Nuk kam ndërmend të ndryshoj asgjë, kemi dëshirë ta mposhtim Norvegjinë, sikurse bëmë me Turqinë. Për të ardhmen dhe dy ndeshjet e qershorit kam një ide. Formacionin duhet t’ua them më parë lojtarëve, nuk do të ketë surpriza. U dëmtua Lilaj, do të luajë Ramadani. Eshtë një i ri me personalitet. Jam i bindur se do të jetë lojtar shumë i rëndësishëm për formacionin. Ka lojtarë që nuk kanë luajtur, por unë u jap besimin tim, kërkoj një impenjim më serioz nga ana e tyre. Në portë do të luajë Strakosha, kam folur me të dy. Berisha nuk ishte në gjendje të mirë. Në miqësoret e qershorit do të luajnë secili nga një ndeshje, pastaj për eliminatoret do të vendos se cili do të jetë titullar. Sigurisht që në këtë pozicion sforcohem shumë në vendimin e tim”, ka thënë Panuçi në konferencën për shtyp.

Takimi Shqipëri-Norvegji luhet nesër në “Elbasan Arena”, duke nisur nga ora 19:00.

Leave a Reply