Cana dhe deklarata e tij e madhe: E dimë që kemi dy Kombëtare, por neve identifikohemi me ngjyrat “Kuq e Zi”

Në “Elbasan Arena” pas pak do të startojë ndeshja miqësore midis Shqipërisë dhe Norvegjisë, ndërsa për këtë ndeshje nuk ka se si të mungojë edhe kapiteni legjendarë, Lorik Cana, i cili për Radio Televizionin shqiptarë, përveç që foli për këtë takim të “kuqezinjëve”, gjithashtu foli edhe për debatin që së fundmi ka ngritur shumë pluhur, e që ka të bëjë me talentët e futbollit shqiptarë, se cilën Kombëtare apo përfaqësuese do të përfaqësojnë ata.

Rasti më i freskët ka të bëjë me Edon Zhegrovën, i cili vendosi ti thotë “PO”, Kosovës, ndërsa lidhur me këtë çështje, Cana tha se shqiptarët është e vërtetë se kanë dy Kombëtare, por megjithatë janë ngjyrat “kuqezi” ata që përfaqësojnë kombin shqiptar.

“Do përflitet gjithmonë se kë ekip do të zgjedhin talentet. Vendimi se për kë do të luash është vendim që duhet të merret në fillim. Përderisa ka 2 kombëtare, nuk do të ketë problem se kë zgjedhin lojtarët, Shqipërinë apo Kosovën. Me rëndësi është të përfaqësohen denjësisht, edhe pse ngjyrat kuqezi kanë qenë më të veçanta për simbolin që përfaqëson Shqipëria. Mua më jep një përshtypje pozitive mënyra se si trajneri Panuçi po e drejton Shqipërinë. Me gjithë presionin që ka, e ka marrë me shumë dëshirë dhe është i angazhuar. Po sjell lojtarë të rinj dhe identitet të ri” – tha Lorik Cana pak para fillimit të ndeshjes që Shqipëria pas pak do ta zhvillojë kundër Norvegjisë, duke dhënë edhe një parashikim: “Norvegjia mbetet gjithmonë një kundërshtar i mirë, që është edhe ai në ngritje. Për nga cilësia, mund të quhen njësoj si ne”, u shpreh Cana.

Leave a Reply