Panuçi: Humbëm në aspektin fizik, ishim të brishtë në aspektin e mbrojtjes

Shqipëria e ka humbur miqësoren ndaj Norvegjisë, duke u mundur me rezultatin 0-1 në “Elbasan Arena”.

Në një intervistë për “Supersport”, Panuçi është shprehur se Shqipëria e ka humbur takimin e sotëm në aspektin fizik, ndërsa këtë humbje ia ka faturuar gjithashtu edhe minutave të pakëta që kanë futbollistët e Kombëtares.

“Kemi ndryshuar dy herë formulën e lojës, hera e dytë ishte më e rrezikshme, por kemi bërë shumë pak për të fituar ndeshjen. Diferenca ishte vetëm në nivelin fizik, kjo u pa, shumë futbollistë nuk kishin minutat e duhura dhe kjo bëri diferencën. Kemi nisur me një 4-3-3, pastaj kaluam në 4-3-2-1. Morrëm disa përgjigje pozitive dhe negative nga futbollistët tanë. Luajtëm ndaj një kundërshtari shumë të fortë fizik dhe ata nuk na lejuan të shkojmë në lojën tonë. Dua të përsëris edhe njëherë faktin, se futbollistët aktualë nuk kishin minutat e duhura në klubet e tyre. Unë nuk kam 200 futbollistë në dizpozicion, por kërkoj t’i ndihmoj futbollistët e mi. Kemi qenë shumë të brishtë në aspektin mbrojtës dhe kjo u vu re në këtë ndeshje”, është shprehur Panuçi. (Vipsport.al)

Leave a Reply