Berishës i bashkohet edhe një tjetër shqiptarë te Atalanta

Lideri i Përfaqësueses U21 të Kosovës, Ardian Ismajli, shumë shpejt mund ta ketë të ardhmen në futbollin italian.

Qendërmbrojtësi kosovar, i cili në skuadrën e Hajdukut nuk po gjen shumë hapësira, me gjasë në afatin kalimtar do të vërshohet nga ofertat.

Mediat kroate shkruajnë se në ndeshjen Kosovë – Gjermani, Ismajlin e kanë ndjekur nga afër skautët e skuadrës italiane të Atalantas.

Duke pasur parasysh faktin se Ismajli pati një paraqitje të shkëlqyeshme kundër gjermanëve, atëherë sigurisht se e ka përfituar besimin e skautëve të klubit italian, pjesë e së cilës aktualisht është edhe gardiani shqiptarë nga Kosova, Etrit Berisha. Mbetet të shihet nëse Ismajli gjatë verës edhe zyrtarisht do të transferohet në futbollin elitarë italian, që do të ishte një hap shumë i madh në karrierën e tij.

 

 

Leave a Reply