Gatuso: Ndaj Juves duhet të luajmë përfekt, nëse dëshirojmë pikët!

Milani këtë të shtune do të luajë në transfertë përballë Juventusit, me synim për t’i dhënë vazhdimësi rezultateve dhe për të qëndruar në valle për një vend në zonën Champions. Trajneri i kuqezinjve, Xhenaro Gatuso e pranon se ndaj bardhezinjve do të jetë një sfidë e vështirë, por thekson se nëse luhet ndeshja perfekte, Milani mund të dalë ballëlartë nga kjo transfertë.

“Ndaj Juventusit do të jetë një sfidë jashtëzakonisht e vështirë, pasi ata janë një skuadër e konsoliduar dhe mjaft e fortë. Prej vitesh është kampione në Serinë A dhe jo më kot ndodh kjo. Gjithsesi, ne e dimë mirë se mund t’ia dalim në Torino, por për të marrë pikë, duhet të luajmë ndeshjen perfekte”, ka thënë Gatuso.

Leave a Reply