Amerikani Isner fiton titullin e parë masters në “Majemi Open”

Tenisti amerikan, Xhon Isner është fitues i turneut masters “Majemi Open”, pasi në finale mposhti Aleksander Zverevin me rezultat 2:1. Seti i parë shkoi në “taj brejk” me Zverevin që fitoi 7:4, ndërsa Isner u rikthye në dy setet e fundit, duke e mposhtur gjermanin me sete identike 4:6, 4:6, duke mbyllur gjithçka për 2 orë e 30 minuta lojë.

Për Isnerin ky është titulli i parë masters, ndërsa e 13-ti që fiton në karrirën e tij si profesionist. Ndërkohë, kujtojmë se trofeu i “Majemi Open” në kategorinë e femrave shkoi në duart e Sloun Stefens, e cila në finale mundi Jelena Ostapenkon me rezultat 2:0.

Leave a Reply