Gatuso: Po të kishte gjyshi im tre tope, do të ishtë një maiknë “Flipper”

Trajneri i Milanit Xhenaro Gatuso është i kënaqur që derbi pas shumë viteve do të jetë i rëndësishëm teksa po përgatitet të ndeshet me Inter. Derby della Madonnina është shtyrë pas vdekjes së Davide Astorit muajin e kaluar, dhe do të luhet nesër në orën 18:30.

“Inter ka ndryshuar në javët e fundit, ata kanë shënuar 10 gola dhe nuk kanë pësuar asnjë, ne luajtëm mirë ndaj Juventus-it dhe pas shumë vitesh derbi do të jetë përsëri i rëndësishëm. Shpresoj ta përsërisim paraqitjen ndaj Juves. Po të kishte hyrë shtylla e Çalhanoglu? Po të kishte gjyshi im tre tope do të ishte një makinë “flipper”. Është një derbi, një ndeshje që zakonisht fitohet nga ekipi që është më poshtë në renditje. Inter ka kualitet, është në formë të mirë dhe po luan futboll të bukur. Nesër do të jetë një ndeshje shumë e vështirë si gjithë të tjerat”, ka thënë Gatuso.

Takimi Milan-inter zhvillohet nesër duke nisur nga ora 18:30.

Leave a Reply