Junajtedi gati kontratën e re për portierin, De Gea

Mançester Junajtedi është i gatshëm ti ofrojë kontratë të re portierit David De Gea, duke ju dhënë fund në këtë mënyrë spekullimeve të ndryshme me një largim të tij të mundshëm nga “Olld Traford”. Emri i tij më së shumti ndërlidhej me një rikthim në Spanjë, edhe atë te skuadra kampione në fuqi e Europës, Real Madridi.

Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, drejtuesit e Mançester Junajtedit janë gati për ti ofruar  David De Geas një kontratë të re me afat pesëvjeçar, me vlerë rreth 350.000 sterlina në javë.

Me marrëveshjen e re, De Gea do të bëhej lojtari i dytë më i paguar në historinë e “Djajve të Kuq”, pas Aleksis Sançez, paga javore e të cilit kap shifrën e 505.000 sterlinave.

Leave a Reply