Igli Tare konfirmon interesimin për Valon Berishën

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha po shkëlqen këtë sezon me fanellën e Salzburgut, ndërsa një gjë e tillë nuk ka mbetur pa u vërejtur edhe nga skuadrat tjera, që dëshirojnë të kenë atë në rradhët e tyre.

Është pikërisht skuadra e Lacios që ka shfaqur interesim për shërbimet e futbollistit shqiptarë, ndërsa një gjë të tillë ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i “lacialëve”, Igli Tare.

“Më pëlqen në veçanti Berisha, të cilin e ndjek prej kohësh tashmë, sepse më duket shumë i zoti. Por më pëlqen edhe Dabbur”, – kishte thënë Igli Tare para fillimit të ndeshjes.

Lacio mbrëmë në ndeshjen e parë çerekfinale të Liga Europa mundi Salzburgun me rezultatin 4:2, ndërsa pikërisht Valon Berisha shënoi njërin prej golave të skuadrës austriake.

Leave a Reply