Bayerni kampion i Bundesligës për herë të 6-të radhazi!

Bayerni i Mynihut për herë të 6-të radhazi zyrtarisht shpallet kampion i Bundesligës gjermane. Të përzgjedhurit e trajnerit Jup Haikensen siguruan titullin e kampionit 5 javë para përfundimit të kampionatit, pasi mposhën në transfertë Augsburgun me rezultat 1:4.

“Bavarezët” me këtë fitore rritën diferencën me vendin e dytë në 20 pikë, që edhe nëse i humbin të gjitha ndeshjet e mbetura deri në fund, ndjekësit e Shalkes nuk mund të rikuperojnë këtë diferencë të madhe.

Sa i përket ndeshjes me Augsburgun, këta të fundit zhbllokuan takimin me autogolin e Sules, ndërsa Bayerni u kthye me dy gola brenda pjesës së parë, me autorë Toliso dhe Rodrigez. Në pjesën e dytë gjetën rrjetën edhe Roben e Vagner për rezultat përfundimtar 1:4.

Për Bayernin ky është titulli i 28-të në histori të Bundesligës.

Leave a Reply