Kavani vjen me huçjen e vitit (VIDEO)

Paris Sen Zhermeni të premten në mbrëmje në ndeshjen e parë të javës së 31-të barazoi 1:1 në transfertën kundër Sent Etien, njofton “infOSport.mk”.

Në këtë ndeshje trajneri Unaj Emeri vendosi që të pushoj disa nga futbollistët titullarë, si Tiago Silva dhe Edinson Kavani, të cilët në lojë u inkuadruan vetëm gjatë pjesës së dytë.

Sulmuesi më i spikatur i PSZH-së, Edinosn Kavani në këtë ndeshje në lojë u inkuadrua në minutën e 68-të, teksa në minutën e 76-të humbi një rast ideal për të shënuar golin e barazimit. Edhe pse ishte i vetëm para portës së zbrazët, Kavani, autorë i 24 golave gjatë këtij edicioni në Ligue 1, nuk arriti të shënojë, duke bërë që kjo të konkurrojë për huçjen e vitit.

Edhe përkundër kësaj huçje, në fund PSZH-ja arriti që të barazojë shifrat, mirëpo vetëm autogolit të Debushit në minutat shtesë të takimit.

Leave a Reply