Vardari barazim me Akademia Pandevin, -18 pikë pas Shkëndijës!

Skuadra e Vardarit nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1:1 me Akademia Pandevin në transfertën e vlefshme për xhiron e 26-të në elitën e futbollit vendor. Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Kukush” të Turnovës, skuadra e Akademia Pandevit kaloi e para në avantazh me anë të Çeshmexhievit në minutën e 50-të, ndërsa barazimi erdhi vetëm 3 minuta më vonë, me Maksimovin që realizoi për Vardarin.

Pas këtij barazimi, Akademia Pandevi vazhdon serinë negative në 12 ndeshje pa fitore, ndërsa Vardari thellon diferencën në 18 pikë me Shkëndijën kryesuese që me fitoren e sotme ndaj Renovës, grumbullon plotë 66 pikë./InfOSport.mk

Leave a Reply