Tores largohet nga Atletiko në fund të sezonit 

Fernando Tores ka konfirmuar largimin e tij nga Atletiko Madridi në fund të sezonit. Ka qenë vet Tores që përmes një konference shtypi, ka paralajmruar mbylljen e aventurës te Atletiko.

“Kur mbërrita në moshën 10-vjeçare, gjithmonë mendoja se Atletiko do të ishte shtëpia ime. E kam shijuar ëndrrën time tek Atletiko. Dua të shfrytëzojë rastin të them se ky do të jetë sezoni im i fundit me klubin. Sigurisht se nuk ka qenë vendim i lehtë, por duke parë realitetin dhe gjendjen e ekipit, besoj se është gjëja më e mirë për të gjithë”, ka thënë Tores.

Reprezentuesi spanjoll, pjesë e Atletikos është që nga sezoni 2014/15, ndërsa pjesë e këtij ekipi ka qenë edhe gjatë periudhës 2003-07. Përveç Atletikos, Tores ka luajtur edhe për Liverpulin, Çelsin e Milanin.

Leave a Reply