Buskets: Humbja nga Roma, më e dhimbshme e Barcelonës në histori

Një zhgënjim i pabesueshëm për Barcelonën dhe tifozët e saj, pas eliminimit nga Roma si pasojë e humbjes 3-0 në “Olimpico”, që hodhi poshtë suksesin 4-1 në “Camp Nou”. Mesfushori Sergio Buskets nuk e fshehu hidhërimin gjatë një deklarate në fund të ndeshjes.

“Eshtë një natë shumë e trishtë, shumë e vështirë për t’u harruar. I kërkojmë falje tifozëve për mënyrën e turpshme si u eliminuam. Kjo është humbja më e dhimbshme që kur unë jam pjesë e Barcelonës. Rezultatet e dy viteve të fundit jashtë fushës tonë në Champions League kanë qenë shkatërrimtare dhe gjërat duhet të ndryshojnë nëse duam titullin në Europë”, tha Buskets.

Më pas, ai shtoi: “Shpresojmë që kjo humbje të ndikojë sa më pak të jetë e mundur. Tani duhet të fitojmë titullin në La Liga, por nuk mendoj se kjo do të shërbejë si ngushëllim për këtë disfatë”.

Leave a Reply