Bufon: Arbitrat si Oliver vendin e kanë në tribuna

Eliminimi i Juventusit sonte nga Reali i Madridit ka prekur më së shumti portierin Xhanluixhi Bufon, i cili në një moment nuk mundi të kontrollojë veten, duke shpërthyer ndaj arbitrit kryesor, i cili në çastet e fundit të takimit e ndëshkoi me kartonë të kuq gardianin italian, njofton “infOSport.mk”. Pas përfundimit të ndeshjes Bufon i mllefosur u shpreh: “E vërteta është se jemi njerëz të sportit, njerëz të futbollit. Dimë se si të përballemi me këto sfida. Nëse arbitri nuk e bënë dot një gjë të tillë, atëherë të qëndrojë në tribunë me gruan e tij dhe të lërë dikë tjetër që ta bëjë këtë punë”.

Lidhur me penaltinë se si e kishte parë ai nga afër, Bufon tha: “Ishte thjesht një aksion i dyshimtë në minutën e 93-të, pasi nuk na u dh neve një penallti në Torino në minutën e 95-të. Arbitri nuk mund të jetë kaq cinik sa të shkatërrojë ëndërrën e një skuadre që po jepte gjithçka që duhet në fushë. Një qenie njerëzore nuk mund të vendosë eliminimin e një ekipi. Në të kundërtën duhet të mendojmë se në vend të zemrës ka një kosh mbeturinash. Nuk mund të shkatërrosh gjithçka për shkak se nuk ke kurajo të qëndrosh në këto nivele. Real Madrid ishtë më mirë se ne, do ta fitojë prapë Ligën e Kampionëve. Për mua është nder të përballem me këta futbollistë, por të paktën meritonim të shkonim në shtesë”.

Po vallë çfarë i tha arbitrit kryesor Bufon që ai e ndëshkoi me të kuq: “Në ato momente mund t’i thoja gjithçka. Por, ai duhet të ketë ndjeshmërinë për të kuptuar. Nëse nuk e ke, qëndro në tribunë dhe mendo që nuk mund të arbitrosh të tilla ndeshje. E ëndërronim përmbysjen, por tani na mbetet vetëm zhgënjimi dhe zemërimi. Më vjen keq që e lashë ekipin me një futbollistë më pak. Tani të kthehemi furishëm në kampionat, duke nisur nga kjo fundjavë”, – përfundoi kapiteni i Juventusit, Xhanluixhi Bufon.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply