Marselo: Ne jemi Real Madridi, jo Barcelona!

Mbrojtësi i majtë i Real Madridit, Marselo, nuk ka hezituar që të tallet me Barcelonën pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Ishte një vendim kontravers i gjyqtarit anglez Oliver ai që i dha mundësinë Ronaldos për të shndërruar një penalti në gol vendimtar për 4-3 dhe rezultatin e përgjithshëm pas dy sifdave në favor të Los Blancos.

Marselo ishte i përfshirë në disa fërkime me lojtarët e Juventusit në zonë pas akordimit të penaltisë në minutën e fundit të shtesës.

“Kemi dhënë gjithçka për t’u kualifikuar. Ajo ishte një penalti e qartë. Telashe nga Juventusi? Nuk do të na ndodhte neve ajo që i ndodhi Barcës sepse ne jemi Real Madridi”, tha Marcelo, e citon Marca.

Leave a Reply