PSZH shkatërron Monakon dhe shpallet kampion në Francë (VIDEO)

Paris Sen Zhermeni ka shpartalluar Monakon me rezultat 7:1 në ndeshjen e xhiros së 33-të në elitën e futbollit francez, duke siguruar kështu edhe titullin e kampionit për këtë sezon.

Serinë e golave për parizienët e hapi Lo Selso në minutën e 15-të dhe në harkun kohor prej 12 minutave ekipi i Unai Emerit shënuan plotë katër herë në portën e Monakos, duke gjetur rrjetat edhe me Kavanin, Di Marian dhe sërish Lo Selson.

Në pjesën e dytë PSZH vazhdoi dominimin, duke realizuar me Di Marian, Draksleri dhe Falkaon që shënoi autogol, ndërsa golin e nderit për Monakon e shënoi Lopez.

Skuadra nga Parisi tashmë kryeson renditjen me 87 pikë, 17 më shumë se Monako e vendit të dytë, ndërsa deri në mbyllje të sezonit kanë mbetur edhe 5 xhiro për tu zhvilluar./InfOSport.mk

Leave a Reply