Rikiardo triumfon në Kinë, Fetel përfundon i 8-ti!

Piloti i skuderisë së Red Bullit, Daniel Rikiardo ka fituar Çmimin e Madh të Kinës në Formula 1. Australiani që u nis nga vendi i katërt, arriti që ta mbyll i pari pistën e Shangait me kohën 1 orë e 35 minuta e 36 sekonda, duke lënë pas vetes Valteri Botasin e Mercedesit si dhe Kimi Raikonenin e Ferrarit. Kampioni i Botës në fuqi, Luis Hamilton nuk shkoi më shumë se vendi i katërt dhe top 5-shja u mbyll me Maks Verstapenin e Redbullit.

Sebastian Feteli që e nisi garë nga “Pole Position”, e mbylli atë në vendin e tetë. Edhe pas kësaj gare, klasifikimi në renditjen e përgjithshme nuk ndryshon, me Fetelin që vazhdon kryesimin me 54 pikë, 9-të më shumë se Hamiltoni në vendin e dytë, ndërsa Botas me Mercedesin mbetet në vendin e tretë me 40 pikë. Gara e radhës në Formula 1 do të zhvillohet në Azerbejxhan me 29 prill.

Leave a Reply