Shkëndija i’a tregon dhëmbët Pelisterit! Me rezultat tenisi e paralajmëron për finalen e Kupës (VIDEO)

Shkëndija ka arritur fitoren më të thellë të këtij edicioni, edhe atë përballë kundërshtarit të ardhshëm në finalen e Kupës së Maqedonisë, Pelisterit, njofton “infOSport.mk”. Të besuarit e trajnerit Qatip Osmani ishin superior në takimin e sotshëm në Manastir, duke bërë që edhe publiku vendas ti duartroket ata për aksionet si dhe shënimin e golave sikurse në “plej stejshën”.

GOLI I BOJKUT

GOLI I BOJKUT NDAJ PELISTERITPELISTERI – SHKËNDIJA 0:1(B. Bojku 29')

Публикувахте от infosport.mk в 15 април 2018 г.

Pas një harkimi nga e djathta, Besmir Bojku realizoi golin e parë të këtij takimi në minutën e 28-të, kur me kokë shënoi një gol të bukur për rezultat 0:1.

Fazlagiç shenon golin e dyte ndaj Pelisterit

Fazlagiç shenon golin e dyte ndaj Pelisterit PELISTERI – SHKËNDIJA 0:2(E. Fazlagiç 38')

Публикувахте от infosport.mk в 15 април 2018 г.

Kjo epërsi minimale ishte valide deri në minutën e 39-të, kur pas një super aksioni Enis Fazlagiç me të majtën e tij shënoi një super gol në rrjetën e ekipit vendas. Në rolin e asistuesit në këtë rast ishte mbrojtësi Egzon Bejtullai, i cili me daljet e tij të shpeshta nga e djathta, sikurse paralajmëroi golin e tij në këtë ndeshje, që erdhi në minutën e 43-të, kur me një goditje të fuqishme dhe precize shënoi edhe golin e tretë ne rrjetën e Pelisterit.

GOLI I EGZON BEJTULLAIT

GOLI I EGZON BEJTULLAIT NDAJ PELISTERITPELISTERI – SHKËNDIJA 0:3(E. Bejtullai 43')

Публикувахте от infosport.mk в 15 април 2018 г.

Ky gol solli edhe duartrokitjet e publikut vendas, i cili që gjatë 45 minutave të para e kuptoi se kush do të jetë fituesi i këtij takimi.

GOLI I STENIO ZHUNIOR

GOLI I STENIO ZHUNIOR, I CILI NE MAKSIMUM E SHFRYTEZOI SUPER ASISTIN E BESART IBRAIMITPELISTERI – SHKËNDIJA 0:4(S. Zhunior 57')

Публикувахте от infosport.mk в 15 април 2018 г.

Edhe përkundër epërsisë prej tre golave, Shkëndija nuk ndaloi ritmin, ndërsa golin e parë në pjesën e dytë e realizoi Stenio Zhunior në minutën e 58-të. Besart Ibraimi në mënyrë maestrale asistoi për brazilianin, i cili në manirin e golashënuesve të mëdhenj, pasi qetësoi topin me të djathtën e tij shënoi edhe golin e katërt në rrjetën e Petrovskit.

SUPER GOLI I ALIMIT

SUPER GOLI I ARMEND ALIMIT, I CILI BËRI QË EDHE PUBLIKU U MANASTIRIT TA DUARTROKET MESFUSHORIN KUMANOVAR PËR KËTË PREDHËPELISTERI – SHKËNDIJA 0:5(A. Alimi 61')

Публикувахте от infosport.mk в 15 април 2018 г.

Momenti më i bukur ndodhi në minutën e 62-të, kur Armend Alimi pasi përfitoi gjithë atë hapësirë nga mesfusha, me një bombë të vërtetë nga distanca e largët shënoi golin më të bukur, i cili lirisht mund të konkurrojë edhe për golin e këtij sezoni. Publiku i Manastirit në fund nuk kishte se si të mbetet imun, ashtu që edhe këtë super gol të mesfushorit kumanovarë e përcolli me duartrokitje.

GOLI I RADESKIT

GOLI I RADESKIT, QE NJEHERIT ISHTE EDHE I FUNDIT NE TRANSFERTEN NE MANASTIR NDAJ PELISTERITPELISTERI – SHKËNDIJA 0:6(M. Radeski 63')

Публикувахте от infosport.mk в 15 април 2018 г.

Megjithatë këtu nuk ishte fundi i golave të shënuar, pasi nuk vonoi shumë dhe vetëm dy minuta më pas në listën e golashënuesve u regjistrua edhe Marjan Radeski, i cili njëherit vendosi edhe rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Pelisteri 0, Shkëndija 6.

Me këtë fitore të tenisit, Shkëndija sikur deshi të paralajmërojë Pelisterin se çfarë e pret në finalen e Kupës së Maqedonisë. Sa i përket titullit kampion, ai edhe zyrtarisht është shumë afër, pasi tashmë Shkëndija ka 20 pikë më shumë se Vardari në vendin e dytë, që sot me shumë fat barazoi në ndeshjen si vendas përballë FC Shkupit.

Leave a Reply