Cikalleshi sërish gjen golin në Turqi, shënon ndaj Trabzonsporit (VIDEO)

Sokol Cikalleshi ka shënuar edhe një tjetër gol në Superligën turke, duke ndihmuar skuadrën e tij Osmanliaspor për të marrë një barazim 3:3 ndaj Trabzonsporit. Në takimin e xhiros së 29-të, Cikalleshi shënoi golin e dytë për skuadrën e tij dhe rihapi takimin duke e çuar rezultatin në 2-3, ndërsa takimi i barazua nga Cagiran në minutën e 83-të.

Sulmuesi shqiptar luajti gjatë gjithë 90-minutëshit, ndërsa rrugën e rrjetës e gjeti në minutën e 73-të, kur mori një top të bukur pranë pikës së penalltisë dhe pasi shmangu ndërhyrjen e një mbrojtësi kundërshtar, kaloi topin poshtë këmbëve të portierit.

Ky barazim ishte me mjaft vlera për Osmanlispor, që po lufton për t’i shpëtuar rënies nga Superliga turke, ndonëse ndodhet në pozita aspak komode.

 

Leave a Reply