Futbollist 13-vjeçar me gjestin e bërë, shembull edhe për profesionistët (VIDEO)

Edhe pse Nikolo është vetëm 13-vjeç, ai me veprimin e bërë është me të vërtetë për t’u marrë shembull edhe nga futbollistët profesionistë.

13-vjeçari Nikolo, lojtar i ASD La Pelota Aprilia në Itali, fitoi një 11-metërsh të akorduar nga arbitri, megjithatë ai ishte i mendimit se kundërshtari nuk i kishte shkaktuar faull, andaj gjatë ekzekutimit të penaltisë, ai e goditi topin jashtë, duke fituar menjëherë duartrokitjet e të pranishmëve.

Në një botë gjithnjë e më të favorshme për egocentrizëm dhe mungesë të vlerave, Nikolo dha një sinjal që duhet ta pasqyrojmë të gjithë ne, e në veçanti gjeneratat më të reja, pa dallim nëse ekipi juaj fiton apo humb.

Leave a Reply